SPORT, 17 Mars 2022, 20:54

LIGA E EUROPËS/ Barcelona nuk gabon në Turqi, Atalanta e Gjimshitit kalon pa probleme

LIGA E EUROPËS/ Barcelona nuk gabon në Turqi, Atalanta e Gjimshitit

Mësohen katër skuadrat e para që kalojnë më tej në Ligën e Europës, ku nuk pati shumë surpriza.

Barcelona arriti një fitore me përmbysje në transfertën e Stambollit përballë Gallatasarajit, e cila përfundoi në shifrat 1-2.

Në sfidën tjetër të mbrëmjes së sotme, Atalanta u mjaftua me gol nga Boga dhe me rezultatin e sfidës së kaluar për t’u kualifikuar përballë Bajer Leverkusenit. Berat Gjimshiti luajti 80 minuta, i cili u fut në fushë që në minutën e 10’, pas një dëmtimi të Toloit.

Në dy përballjet e tjera, Braga siguroi çdo gjë përballë Monakos në transfertë, ndërsa Rejnxhërs u ndihmua nga rezultati i sfidës së kaluar, pasi u mposht 2-1 nga Crvena Zvezda.

REZULTATET:

GALLATASARAJI 1-2 BARCELONA (0-0)

29′ Markao / 37′ Pedri , 49′ Obamejang

LEVERKUSEN 0-1 ATALANTA (2-3)

90+1′ Boga 

CRVENA ZVEZDA 2-1 REJNXHËRS (0-3)

10′ Ivaniç 90+3′ El Fardou (P) / 56′ Kent

MONAKO 1-1 BRAGA (0-2)

90′ Disasi / 19′ Ruiz