TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Real Madridi dhe Barcelona do të luajnë një “El Clásico” ndryshe të dielën, në “Santiago Bernabeu”. Për herë të parë në histori, asnjëra nga dy skuadrat gjigante spanjolle nuk do të veshin uniformat e para në një duel të drejtpërdrejtë mes tyre.
Kjo është një risi e rëndësishme dhe një ngjarje e pazakontë deri më sot. Klubi i bardhë do të përdorë në këtë rast fanellat e zeza për të përkujtuar 120- vjetorin e tij. Më saktësisht, do të veshë një fanellë të krijuar bashkërisht nga Yohji Yamamoto, një stilist japonez, dhe marka “Adidas”.

Nga ana tjetër, presidenti i Barçës, Joan Laporta, ka kërkuar që skuadra katalanase ta luajë “El Clasicon” me fanellën ngjyrë të verdhë (La Liga i ka dhënë dritën jeshile propozimit). Një situatë që nuk kishim mundur ta shihnim kurrë në duelet e tjera mes madrilenëve dhe katalanasve.