SPORT, 17 Mars 2022, 10:20

Revolucion te Juventusi pas disfatës. Mediat italiane publikojnë listën e atyre që largohen

Revolucion te Juventusi pas disfatës. Mediat italiane publikojnë

Disfata e radhës në Ligën e Kampioneve do të sjellë padyshim një revolucion te Juventusi. Klubi bardhezi tashmë duket se do të pësojë ndryshime të mëdha, për t’i dhënë trajnerit Alegri një grup të ri ku ai të aplikojë idetë e tij.

E mërkura në Ligën e Kampioneve pritet të jetë e fundit me ngjyrat bardhezi për shumë lojtarë sipas mediave italiane. Duke filluar nga Dibala, i cili pret një rinovim që nuk vjen, për të vazhduar me Morata dhe De Ligt, të sakrifikuar për çështje financiare. Më pas janë Rabio, De Shiljo, Bernardeski, Kuadrado, Ken e Arthur, për të cilët nuk pritet të ketë rinovime kontratash apo do të sakrifikohen për të sjellë në vend të tyre lojtarë që bëjnë diferencën.