TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Liga e Kampionëve ka mësuar emrat e tetë skuadrave pjesëmarrëse në çerekfinalet e këtij edicioni, të cilat shohim shumë pak shpërndarje gjeografike.
Në garë janë tri skuadra angleze: Çelsi, Liverpul dhe Mançester Siti. Njëkohësisht, janë edhe tri skuadrat spanjolle: Real Madrid, Atletiko Madrid dhe Vilareal. Ndërkohë, Gjermaninë e përfaqëson Bajern Mynih, ndërsa Benfika është përfaqësuesja e Portugalisë.
Shorti për vijimësinë e turneut do të hidhet të premten, më 18 mars në orën 12 dhe këtë herë, do të shohë të zhvillohet paralelisht ai i çerekfinaleve, si dhe ai gjysmëfinaleve.
Kështu, skuadrat do të kenë një ide të qartë se çfarë i pret në rrugëtimin drejt finales së madhe e cila do të zhvillohet në Paris. Shorti do të jetë i lirë, që do të thotë se të gjithë skuadrat mund të përballen me njëra-tjetrën, edhe ekipe që i përkasin të njëjti vend.