TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Eros Grezda ka arritur shifrën e 100 ndeshjeve në kampionatin kroat. Mesfushori me tipare sulmuese ka luajtur 59 ndeshje me Lokomotivën e Zagrebit, 37 me Osijekun dhe 4 me Shibenik, ku aktivizohet momentalisht.
Në këto katër prezenca ai ka arritur që të shënojë një gol dhe të japë edhe një asist. Vetë Grezda ka folur për mediat kroate pas paraqitjes së shkëlqyer në javën e fundit.
“Ndihem i kënaqur që gjeta golin kaq shpejt. Sinqerisht nuk e dija që luaja ndeshjen e 100-të në kampionatin kroat. E kam zbuluar në TV, kur isha duke vozitur me makinë”, shprehet fillimisht Grezda.
“Çfarë të them, nëse dikush do të më sugjeronte para ndeshjes nëse dua të marr një fanellë me numër 100 apo të shënoj një gol, do të zgjidhja këtë të fundit. Dhe fanella gjithmonë mund të merret më vonë”, thotë duke qeshur përforcimi i madh dimëror i Shibenikut.
Grezda ka luajtur edhe për gjigantët e Rejnxhërs.
“Ishte e mrekullueshme për mua te Rejnxhërs, një klub i madh, tifozë, traditë. Po, për fat të keq, nuk luajta derbin e famshëm për shkak të dëmtimeve.
Xherard? Legjendë, trajneri më i mirë me të cilin kam punuar ndonjëherë.
Ai jeton për futbollin, i dorëzohet plotësisht atij. E shoh me siguri si trajnerin e ardhshëm të Liverpulit, shpresoj si pasardhës të Jyrgen Klopit."