SPORT, 23 Prill 2022, 08:53

Le Parisien: Kontakti Conte-PSG, trajneri italian mund të largohet nga Tottenham

Le Parisien: Kontakti Conte-PSG, trajneri italian mund të largohet nga

Antonio Conte mund të jetë trajneri i ardhshëm i Paris Saint-Germain.

Këtë e ka bërë të ditur Le Parisien, sipas të cilit italiani tashmë është në dispozicion të drejtuesve të klubit parizian.

Ish-trajneri i Interit dhe Juventusit është i bindur se do të “çlirohet” nga kontrata me Tottenhamin dhe se tashmë se është gati të zërë vendin e Mauricio Pochettino, por duke e bërë të qartë se nuk është i gatshëm të punojë me Leonardon.