SPORT, 1 Nëntor 2022, 16:31

Lajme aspak të mira për Mançester Sitin, ja sa do të mungojë Haland

Lajme aspak të mira për Mançester Sitin, ja sa do të

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, ka konfirmuar se sulmuesi Erling Haland nuk do të luajë kundër Seviljes.

Norvegjezi nuk është rikuperuar ende nga dëmtimi.

Sulmuesi 22-vjeçar do të mungojë në ndeshjen e dytë radhazi. Më parë, ai nuk e ndihmoi Sitin në një takim ndaj Leicesterit.

Haland ka shënuar 22 gola dhe ka dhënë tre asistime në 16 ndeshje këtë sezon.

Mançester Siti do të presë Seviljen të mërkurën në Champions në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.