SPORT, 1 Nëntor 2022, 13:02

Sonte, Liverpul-Napoli/ Spaleti: Nuk jemi idiotë që t’i marrim seriozisht elozhet e Klopit, e dimë pse i bën

Sonte, Liverpul-Napoli/ Spaleti: Nuk jemi idiotë që t’i marrim

Luçiano Spaleti përgatitet për verdiktin e fundit në Grupin A, por nuk i merr seriozisht elozhet e Klopit, i cili tha se e sheh skuadrën e Napolit në finalen e Champions-it. Italiani i quan lustra fjalët e teknikut rival në konferencë, ndaj të cilave Napoli i tij nuk mund të bjerë pre.

“Klop thotë se na sheh në finale dhe mendon se nuk mund të na mundin 4-0? Nëse do, mund të flasim. Komplimentet e ekzagjeruara ndonjëherë shërbejnë për të të ngritur lartë dhe pastaj dëgjuar përplasjen tënde.

Ai ka luajtur shumë finale Champions-i, është më i zoti nga të gjithë. Kur të gjendemi përballë do të kuptojë siç thonë në Napoli:

‘Se këtu nuk është askush idiot’. Liverpuli është në formë shumë të mirë. Unë i kam ndjekur ndeshjet e fundit të tyre dhe janë në gjendje perfekte.

Sigurisht, nëse gabojnë 10 gola përballë portierit dhe i shkojnë kundër të gjitha episodet, mund të diskutojmë”, tha trajneri toskan gjatë konferencës në “Anfield”.