TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aventura e trajnerit Edoardo Reja në krye të kombëtares shqiptare duket se do të marrë fund pas përfundimit të kontratës me kuqezinjtë.
Sipas “Sport Italia”, raportohet se tekniku më i ri i kombëtares shqiptare do të jetë Xhixhi Di Biaxhio. Sipas burimit në fjalë, thuhet se Federata Shqiptare e Futbollit është afër marrëveshjes me ish-teknikun e U21.
Kontaktet vazhdonin prej javësh, por tani duket se gjithçka po ecën në rrugën e duhur dhe me shumë gjasa Di Biaxhio mund të zbarkojë për të marrë në dorë frenat e kuqezinjve.
Ndër të tjera, “Sport Italia” raporton se ai mund të jetë në pankinën e kuqezinjve në miqësoren me Italinë.
Esclusiva ‼️
— Sportitalia (@tvdellosport) November 1, 2022
Di Biagio vicino alla panchina della nazionale albanese✍????
L’ ex tecnico dell’ U21 affronterebbe la Nazionale maggiore di Roberto Mancini il prossimo 16 novembre a Tirana#sportitalia #albania #nazionale pic.twitter.com/0N6yb5zGUG