TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas barazimit me Sampdorian dhe humbjes me Napolin, Lacio është rikthyer te fitorja.
Skuadra e Sarrit ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Veronën, që nuk është një skuadër e lehtë për t’u mundur.
Heroi ishte i zakonshmi Ciro Imobile, i cili shënoi golin e parë në minutën e 68-të pas një pasimi të Milinkovic-Savic, serbit që luajti ndeshjen numër 300 me Lacion.
Për t’i mbyllur llogaritë mendoi Luis Alberto në minutat shtesë (90+5'), pasi realizoi golin e qetësisë për skuadrën kryeqytetase.