SPORT, 31 Mars 2026, 20:56

Kosovë-Turqi, nis ndeshja finale e play-off-it për Botërorin 2026

Kosovë-Turqi, nis ndeshja finale e play-off-it për Botërorin 2026

Ka filluar ndeshja finale e play-off-it për Botërorin 2026 mes Kosovës dhe Turqisë, e cila do të përcaktojë se cila skuadër do të realizojë ëndrrën për të luajtur në “ëndrrën amerikane”. Kosova aspiron të marrë pjesë për herë të parë në një Botëror, ndërsa Turqia synon rikthimin në këtë kompeticion pas 24 vitesh mungesë, duke qenë tri herë pjesëmarrëse në Kupën e Botës.

Megjithëse rivalë në fushë, tifozët e Kosovës dhe Turqisë kanë festuar së bashku në rrugët e Prishtinës. Nuk kanë munguar flamujt e UÇK-së, ai kombëtar dhe ai i Kosovës.

Formacionet zyrtare:

Kosova (5-3-2): Muric; Vojvoda, Dellova, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni; Hoxha, Rexhbecaj; Muslija; Asllani, Muriqi. Trajner: Franco Foda

Turqia (4-2-3-1): Cakir; Çelik, Kokçu, Akturkoglu, Guler; Calhanoglu, Yildiz; Bardakci, Kabak, Yuksek, Kadioglu. Trajner: Vincenzo Montella

Mbi 13 mijë tifozë janë në stadium “Fadil Vokrri” në Prishtinë, prej të cilëve 700 janë nga Turqia.