TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, foli para miqësores së Shqipërisë me Ukrainën. Gjimshiti dha një vlerësim edhe për rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit.
Si do e vlerësoje rrugëtimin e Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit? Rrugëtimi ka qenë shumë i mirë dhe pozitiv. Jeta është e shpejt, mendohet vetëm e tashmja dhe është humbja me Poloninë, që e prish pak bukurinë të asaj që kemi bërë në 2-3 vitet e fundit. Jo vetëm të kualifikimit. Prapë jemi pozitivë. Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por duhet ta ndryshojmë dhe ta kthejmë në forcë dhe me pozitivitet, për të ardhmen e kombëtares shqiptare.
Si e shikon Ukrainën? Është skuadër e fortë në këto nivele si ne, Polonia apo Suedia që ishte në “Final Four” si thuhet për biletën e fundit në Botëror. Duhet vlerësuar ekipi kundërshtar. Si është gjendja e ekipit? Të mërzitur, por sa më shumë kohë kalon duhet ta kthejmë në forcë. Duhet të mendojmë vetëm për të marrë nesër diçka pozitive.
Malinovski? Vlerësimi është shumë lart, kemi kaluar disa vite shumë pozitive tek Atalanta. E vlerësoj si lojtar dhe si djal akoma më shumë. Besoj dhe tek Ukraina është lojtar kyç. Gjëja më e fortë e Malinovskit është gjuajtja nga distanca. Duhet me qenë afër në mbrojtje dhe mos ta lejojmë të godasë portën, shpesh e ka gjuajtje të jashtëzakonshme dhe shumë të fortë.