TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Luis Hasa ka vendosur që të veshë fanellën e Kombëtares shqiptare të futbollit në të ardhmen, duke i dhënë fund eksperiencës së tij disavjeçare në radhët e përfaqësueseve të moshave të Italisë. Ai ka marrë lejen edhe nga FIFA dhe duke filluar nga miqësoret e muajit qershor, mund të grumbullohet me kuqezinjtë.
Ky vlerësohet si një afrim cilësor në radhët e Kombëtares, pasi Hasa është një lojtar me aftësi teknike individuale, të cilat po i tregon më së miri me fanellën e Karrarezes në Serinë B. Ai është huazuar atje nga Napoli, i cili mendonte se në këtë mënyrë Hasa do të mund të gjente minuta dhe formën që i kishte munguar në sezonin e mëparshëm ku nuk ia doli të ishte protagonist me kampionët e Italisë.
Situata ka ndryshuar plotësisht këtë vit, pasi 22-vjeçari me 25 ndeshje në të cilat ka shënuar 5 gola e dhënë 2 asiste, është kthyer ndër protagonistët e Serisë B. Sipas “Tuttosport”, kjo mund të shtyjë Napolin që të mbajë futbollistin në radhët e tij në sezonin e ardhshëm dhe jo ta japë përsëri huazim apo ta shesë kartonin e tij.
Gazeta italiane thekson se Napoli mund të veprojë me të si me Vergaran, të cilit iu dha një shans me ekipin e parë dhe tregoi se mund të përballonte trysninë e të luajturit për këtë klub.