SPORT, 31 Mars 2026, 15:42

Shteti në “këmbë” për finalen në “Fadil Vokrri”, Policia e Kosovës: Organizimi në përputhje me protokollin e UEFA, siguria prioritet

Shteti në “këmbë” për finalen në

Kosova sfidon Turqinë në finalen e Play Off të Botërorit këtë të martë. Për ndeshjen që do luhet në “Fadil Vokrri”, shteti ka marrë të gjitha masat e duhura për mbarëvajtjen e ndeshjes. Bajram Shabani, shef i sektorit për planifikim permanent dhe koordinim operacional në Policinë e Kosovës ka thënë se fundmi se organzimi po realizohet në përputhje me protokollin e UEFA.


“UEFA në rastin konkret i delegon përfaqësuesit, zyrtarët e vet që i ka për siguri, të cilët e kanë protokollin e UEFA-s për siguri, ai protokoll implementohet tani edhe nga Policia e Kosovës ngase siç ju thashë edhe më parë, ne jemi të certifikuar për atë detyrë.

Policia e Kosovës FFK-ja kanë intensifikuar kontaktet, bashkëpunimin me UEFA-n, pastaj jemi familjarizuar me rregulloret e UEFA-s që janë për siguri dhe për ne si Polici tani kjo është jashtëzakonisht lehtësim i madh ngase në këtë drejtim jemi jashtëzakonisht profesional”- tha ai për mediat në Kosovë.