SPORT, 31 Mars 2026, 20:48

Ndeshja Kosovë-Turqi/ Atmosferë elektrizuese në stadiumin “Fadil Vokrri” (VIDEO)

Ndeshja Kosovë-Turqi/ Atmosferë elektrizuese në stadiumin

Prej orës 20:45 Kosova pret Turqinë në “Fadil Vokrri”. Ëndrra e shumë gjeneratave në mbarë shqiptarinë mund ta realizojnë sonte. Në rast fitoreje, Kosova kualifikohet në Kupën e Botës që sivjet mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë.

Një atmosferë e jashtëzakonshme në stadiumin në Prishtinë, teksa në momentin që lojtarët “Dardanë” zbritën në fushë, stadiumi oshëtin nga brohoritma, teksa nuk mungojnë flamujt e shumtë shqiptarë.

Për më tepër shikoni pamjet: