SPORT, 30 Mars 2026, 18:33

Ish-klubi e kërkon sërish, lojtari i Kombëtares në listën e pretendentëve

Ish-klubi e kërkon sërish, lojtari i Kombëtares në

Mario Mitaj është shfaqur sërish gjatë këtij muaji në radarin e AEK-ut të Athinës. Për Mitajn do të ishte rikthim i bujshëm tek ekipi ku pati hapat e parë si profesionist. Për lëvizjen e mundshme në verë kanë raportuar vetë mediat në Greqi.

Ky transferim mund t’i kushtonte klubit grek rreth 5 milionë euro, pasi kjo është shumë e paguar nga Al Itihad te Lokomotiva e Moskës. Mbrojtësi i majtë ndërkohë do të kthehej në Europë, teksa AEK-u si vend i parë po luan mundësitë për të qenë në Champions si ekip kampion.

AEK ka në përbërje edhe Thomas Strakoshën me Stavro Pilon. Madje Mitaj do duhej të rivalizonte me Pilon për vendin e titullarit në krahun e majtë të mbrojtjes.

Trajner është Marko Nikoliç. Tekniku serb është vlerësuar për edicionin e tij të parë në Greqi.