SPORT, 31 Mars 2026, 17:50

Nis festa në Prishtinë, tifozët në kor: Kosova është zemra e Shqipërisë

Nis festa në Prishtinë, tifozët në kor: Kosova

Stadiumi 'Fadil Vokrri' ka afërsisht 14 mijë ulëse dhe sot do duket shumë i vogël krahasuar me interesin e madh të shqiptarëve për të ndjekur nga pranë përfaqësuesen e Kosovës e cila luan kundër Turqisë për një vend në Kupën e Botës 2026.

Ndeshja finale ka zgjuar interesin e mijëra shqiptarëve të Shqipërisë, të cilët janë bashkuar me shqiptarët e Kosovës dhe jo vetëm, në Prishtinë.

Tanimë ka nisur festa dhe tifozët dëgjohen në kor të thonë 'Kosova është zemra e Shqipërisë'. Me flamujt kombëtar, ato të Kosovës dhe këngë e valle tradicionale, shqiptarët janë në festë.