TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në 20:45 sytë e të gjithë tifozëve shqiptarë anembanë do jenë në Prishtinë, aty ku Kosova do luajë ndeshjen vendimtare të Play-Off të Kupës së Botës, përballë Turqisë.
Përpara ndeshjes, atmosfera në Prishtinë është elektrizuese. Që prej mëngjesit tifozët janë mbledhur në rrugët e kryeqytetit të Kosovës për të pritur ndeshjen duke festuar dhe duke kënduar në lokalet e Prishtinës.
Në pamjet e siguruara nga Panorama Online, tifozët e Kosovës janë shumë entuziastë në një prej lokaleve, duke kërcyer dhe kënduar me ritmet e “himnit” mbarëkombëtar “Xhamadani vija-vija”.
Nëse Kosova mund Turqinë, përfaqësuesja e Franko Fodas do luajë në Botërorin 2026 që do zhvillohet SHBA, Kanada dhe Meksikë.