SPORT, 31 Mars 2026, 20:13

Kosovë/ Tension në stadiumin “Fadil Vokrri”, Policia arreston disa tifozë turq para finales për Botërorin

Kosovë/ Tension në stadiumin “Fadil Vokrri”, Policia

Ndeshja Kosovë-Turqi është finalja e vlefshme për fazën “play off” të Botërorit. Ky takim do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe nis prej orës 20:45.

Tensioni nuk mungon në stadiumin “Fadil Vokrri”. Raportohet se disa tifozë turq janë arrestuar nga Policia, për shkak të trazirave të shkaktuara.

Kosova ëndërron të luajë në Botërorin e parë të saj. Ndërkohë Turqia kërkon të rikthehet në këtë kompeticion pas 24 vitesh mungesë.