SPORT, 31 Mars 2026, 16:42

“Luani fuqishëm dhe bëjeni Kosovën krenare”/ Mesazhi i Ambasadës së SHBA në Prishtinë para ndeshjes: Ju mbështesim fort!

“Luani fuqishëm dhe bëjeni Kosovën krenare”/ Mesazhi

Në prag të ndeshjes së Kosovës me Turqinë, e vlefshme për Play-off e botërorit amerikane, ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale.

Në postim punonjësit e ambasadës janë të veshur me fanellën e Kosovës dhe urojnë për një fitore sot në ndeshjen vendimtare përballë kombëtares turke.

Postimi shoqërohet me mesazhin, “luani fuqishëm dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kosova pasi eliminoi Sllovakinë në gjysmëfinalet e play-off do të luajë sot finalen në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri” përballë Turqisë, për një vend në Kupën e Botës 2026, që do zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.


Postimi i Ambasadës amerikane në Prishtinë:

Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ju mbështesim fort – luani fuqishëm dhe bëjeni Kosovën krenare!