SPORT, 31 Mars 2026, 20:52

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Nis miqësorja e “dhimbshme” në Valencia, kuqezinjtë kërkojnë fitoren për nder

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Nis miqësorja e

Kombëtarja e Shqipërisë zbret sot në fushë për një përballje miqësore ndaj Ukrainës, takim që do të luhet duke nisur nga ora 20:45.

Trajneri Sylvinho ka bërë publike formacionin zyrtar, ku vërehet një lëvizje në repartin ofensiv. Nedim Bajrami e nis nga stoli, ndërsa vendin e tij në formacion e merr Armando Broja, i cili do të jetë titullar në sulm.

Ndërkohë, Anis Mehmeti nuk është përfshirë sërish në zgjedhjet e para të stafit teknik.

Në mbrojtje ka një ndryshim të detyruar, ku Bujar Pllana pritet të bëjë debutimin e tij, për shkak të mungesave të Arlind Ajeti dhe Ardian Ismajli, të cilët janë jashtë për arsye dëmtimi.

Rezultati Live:

Ukrainë 0-0 Shqipëri

Komenti Live:

1′ Nis sfida në Valencia!

Formacionet Zyrtare:

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Nis miqësorja e