TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria arriti një fitore në miqësoren e fundit të këtij viti përballë Armenisë. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Kombëtares, Edi Reja, u shpreh se kjo mund të mos jetë ndeshja e tij e fundit dhe se gjithashtu është i lumtur me paraqitjen e skuadrës.
“E fundit? Ndoshta, nuk i dihet, ta shohim, e rëndësishme është të mbyllnim vitin me një fitore. Gjithsesi kemi vënë në dispozicion të kombëtares rreth 40 lojtarë, edhe të rinj që janë përgjigjur mirë, edhe pse kishim pak kohë për të punuar. Kur ka lëvizje para, ka më pak vështirësi për mesfushorët. Ne bëmë mirë, jam i lumtur për këtë paraqitje. Edhe me Italinë, edhe pse humbëm, treguam se me dëshirë dhe tempermanet, mund të tejkalosh edhe mangësitë që ke. Këtë duhet të tregojmë, jam apo nuk jam unë. Djemtë duhet të tregojnë dhe japin përkushtim ndaj kësaj fanelle.
Unë këto lojtarë i kisha ndjekur gjatë kampionatit se edhe nëse nuk vij në Shqipëri, i ndjek nga shtëpia me program. Ishin disa lojtarë që spikatnin. Kjo thirrje ishte me lojtarë që mund të bënin mirë, është e drejtë t’i grumbullosh. Mua do të më pëlqente të bëja stërvitje javore me këta lojtarë, nuk e di nëse na lejojnë klubet e Superiores. Nuk e di nëse jam apo jo, kushdo të vijë, kemi bërë gati tavolinën, ka shumë zgjidhje, lojtarë në Shqipëri, ka lojtarë interesente. Nëse do të jem, unë i kam idetë e qarta. Nëse vjen dikush tjetër, ka mundësi zgjedhje. Puna ime është të punoj dhe bëj të rritet vlera, ne kemi bërë këtë punë. Nëse vazhdoj, di ku të ndërhyj, nëse vjen një tjetër e gjen tavolinën gati. Ndaj edhe nëse largohem, largohem i lumtur dhe i kënaqur.