TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëvendëstrajneri i Shqipërisë, Hamdi Salihi, ka folur për mediat para ndeshjes miqësore me Armeninë.
Ne pavarësisht se janë ndeshje miqësore, mundohemi t’i zhvillojmë si zyrtare. T’i japim mundësi elementeve të rinj. Më vjen mirë që fillojnë dy nga Superiorja. Shpresoj që në pjesën e dytë t’i jepet mundësia dhe të tjerëve.
Muçi-Skuka? Te ekipi Kombëtar janë 3-4 ditë që ke mundësi të punosh me njëri-tjetrin. Duhet të shikosh atë që kërkon ekipi dhe ta bësh atë që kërkon ekipi. Ata s’kanë luajtur me njëri-tjetrin, por do të përshtaten mirë.
Përveç këtyre lojtarëve që janë këtu, ka dhe lojtarë të tjerë. Lojtarët që janë thirrur këtu janë dhe prej pozicionit. Ujka për shembull mund të thirrej, por mesfusha këtu është e mbipopulluar.
I kërkojmë lojtarët, por nuk duhet t’i forcojmë. Për momentin në qarkullim, Lenjani është më i miri për skemën që luan trajneri. Lojtarët duhet ta fitojnë vetë pozicionin. Për deri sa luan Lenjani sot, ai është lojtari që i duket më i mirë trajnerit.
Asllani-Bajrami së bashku? Ka pasur raste që kanë qenë të dy në fushë. Secili mund të luajë nga minuta e parë. Pastaj është zgjedhja e trajnerit. Ka një rrugë të gjatë në këtë Kombëtare dhe mund të luajnë sërish bashkë.
Si unë si Ervini mundohem i të rritemi si në fushën e sportit e në jetë. Kemi pasur shansin për të punuar me një trajner të mrekullueshëm si Reja. Shpresoj që ta vazhdojnë punën sepse në sytë e mi ka bërë një punë mjaft të mirë”, u shpreh Salihi.