TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kupa e Botës lë gjithmonë fakte kureshtare, por ato që kanë ndodhur në tri edicionet e fundit janë vërtet për t’u besuar? A do të ndodhë edhe në Katar?!
Nëse do të jetë kështu, atëherë Kristiano Ronaldo, i cili po kalon një moment shumë të vështirë të karrierës së tij, pas intervistës bombastike, mund t’i japë një shuplakë të radhës botës, atyre që nuk e duan. Fundja, karriera e tij e ka treguar se sa herë është sulmuar, përgjigjen e ka dhënë, ndonëse këtë herë mund të ketë me vete edhe fatin e profecisë së “kryegolashënuesit”.
Kjo profeci lidhet me Europianin, që paraprin Botërorin e radhës… Në “Euro 2008”, goleadori më i mirë shpallej David Vija, ndërkohë që në Afrikën e Jugut 2010, Spanjë ngjitej në çatinë e botës. Kalojnë 4 vite dhe Mario Gomesi me 3 gola në “Euro 2012” shpallej golashënuesi më i mirë, teksa në Kupën e Botës “Brazil 2014” triumfonte pikërisht Gjermania. Në “Euro 2016”, Antuan Grizman me 6 gola të shënuar fitonte “Këpucën e Artë” të Europianit, me Francën që më pas në “shtëpinë e Putinit” ngrinte Kupën e Botës 2018.
PROFECIA TJETËR – Ndërsa më lart ka shpresa për të qenë i lumtur, në profecinë e dytë, që lidhet me një Botëror, ankthi bëhet vërtet i madh, pa zbritur ende në fushën e lojës. Por edhe në këtë rast, ajo është përsëritur në tri edicionet e fundit të Kupës së Botës: Kush e fiton atë, në edicionin pasardhës eliminohet që në grup. Kështu i ndodhi Italisë, pasi triumfoi në “Gjermani 2006”, turpërohej në Afrikën e Jugut 2010, duke mos kaluar në 1/8-at, edhe pse në një grup që mund të quhej edhe elementar. Spanja ndërkohë, fituese e Kupës së Botës 2010, në 2014-ën përshëndeste që në grupe në Brazil, mes lotëve dhe dhënies fund të një cikli magjik. Në 2014-ën më pas, Gjermania e 7-1 ndaj Brazilit në tokën e tyre dhe fitores në finale ndaj Argjentinës së Lionel Mesit, vërtet ngrinte kupën në “Marakana”, por në “Rusi 2018” do të turpërohej nga Koreja e Jugut dhe Meksika që në grupe.
Prandaj, Franca fituese e edicionit të kaluar, ndonëse me shumë talent brenda saj, bën mirë që të marrë masat…