SPORT, 19 Nëntor 2022, 11:41

Miqësoren Shqipëri-Armeni do ta gjykojnë sot maqedonasit, arbitri i Superiores do të jetë i katërt

Miqësoren Shqipëri-Armeni do ta gjykojnë sot maqedonasit, arbitri

Kombëtarja shqiptare do të mbyllë këtë vit me testin e fundit ndaj Armenisë, që do të luhet në “Air Albania” në orën 17:30.

Ndryshe nga sfida me Italinë ku kryesor ishte Genc Nuza, ndërkohë në miqësoren me Armeninë gjyqtarët janë nga Maqedonia e Veriut.

Kryesor për këtë takim do të jetë Aleksandër Starev, me asistentët Goce Petrevski dhe Kushtrim Lika, ndërkohë i katërt do të jetë Eldorjan Hamiti.