SPORT, 19 Nëntor 2022, 13:01

Trezege bën parashikimin: Franca, ekipi për t’u mundur në Botëror! Mbape është kopertina e Botërorit, por Mesi e meriton trofeun

Trezege bën parashikimin: Franca, ekipi për t’u mundur në

Vështirë të bësh parashikime në një Kupë Bote, por padyshim që nëse i bën nuk mund të lësh jashtë tyre kampionët në fuqi.

Franca mban ende kurorën e skuadrës më të fortë në botë dhe shumë pak ndryshime në organikën e katër viteve më parë shtuar edhe përvojën që kanë akumuluar lojtarët në këtë periudhë, i bëjnë përsëri “Gjelat” një skuadër për t’u pasur frikë.

I të njëjtit mendim është David Trezege, ish-sulmuesi kampion bote me Francën në 2018, që shikon blutë si ekipin për t’u mundur falë edhe njëfarë Kilië Mbape, por nuk harron të paralajmërojë për efektin “Mesi”.

FRANCA DHE MBAPE – Sigurisht që sytë e të gjithë francezëve janë drejtuar te djaloshi i artë i PSG-së, që pritet të dominojë skenën për shumë vite.

“Franca, Brazili e Argjentina janë të gjithë favoritë, pasi të gjithë kanë në për bërjen e tyre lojtarë tepër cilësorë dhe mbi të gjitha lojtarë që duan të lënë shenjë, gjithsesi unë mendoj se “Gjelat” janë favoritë ndaj të dyja të tjerave pasi ka një sërë zgjedhjesh mbi të gjitha në sulm.

Pavarësisht yjeve mendoj se kopertina këtë edicion do i përkasë Mbapes. Kilië është bërë më i keq, dëshira e tij për të fituar ndihet kudo.

Është rritur shumë, ka akoma hapësira të mëdha rritjeje dhe kjo do ta çojë shumë larg”, u shpreh ishsulmuesi i Juventusit për “Sportsweek”.

MESI DHE LEAO – Trezege ama nuk i harron rrënjët e tij argjentinase dhe në zemrën e tij duket se ka vend edhe për një triumf të bardhekaltërve, kjo edhe falë Lionel Mesit:

“Nuk mund të them që Argjentina nuk është e fortë.

Nuk do të mërzitesha nëse do ta fitonin ata trofeun, sepse mbi të gjitha mendoj që Mesi e meriton ta mbyllë me një Kupë Bote, për të gjithë atë që i ka dhënë futbollit”.

Në fund, pavarësisht se jo mes favoritëve, francezi u ndal edhe te Portugalia:

“Sigurisht që Ronaldo është faktor, por unë do i kisha kujdes portugezët mbi të gjitha për Leaon. Është në rritje, argëtohet dhe është fantastik për t’u parë në fushë”.