SPORT, 23 Dhjetor 2022, 21:54

Akuzat për bilance fiktive, zbulohet dita dhe ora kur do t’i bëhet gjyqi Juventusit

Akuzat për bilance fiktive, zbulohet dita dhe ora kur do t’i

Gjyqi ndaj Juventusit për sa i përket bilanceve do të mbahet më 20 janar në orën 12.30.  Në fakt, në 14,000 faqet që Prokuroria Federale ka marrë nga hetuesit e Torinos, ka shumë tregues të rinj dhe shtesë, seriozë, të saktë dhe të përputhshëm që mund të modifikojnë vendimin përfundimtar.

Si një rrufe në qiell të hapur pak ditë para Krishtlindjeve, rasti i fitimeve kapitale befas bëhet sërish aktual.

Dhe tani, siç shpjegon “La Gazzetta dello Sport”, nuk është më momenti i vetëm afera e dyshimtë, por sistemi i testuar me kalimin e kohës nga Juventusi i shkëmbimeve të kryqëzuara të lojtarëve me klube të tjera sportive që nuk synojnë pajisjen e ekipit me cilësi teknike të caktuara, por realizimi i fitimeve kapitale.

Të gjitha pa disbursime financiare me këmbime edhe pavarësisht nga subjekti që do të këmbehet, shpesh nuk kanë qenë të emërtuar, por veç me një X të thjeshtë.

Dhe ka edhe një përgjim të trajnerit Masimiliano Alegri ku deklaron: “Merkatoja e sotme është ajo e vërtetë, ku dikush shkon për të blerë lojtarin që i nevojitet, domethënë, duhet të kuptosh se merkatoja e vitit të kaluar ishte vetëm fitime kapitale […] dhe kështu ishte një merkato e dështuar”.

Sa janë fitimet e dyshimta kapitale? Për Prokurorin Publik të Torinos 156,143,000 euro për tre vitet e kontestuara financiare, për Consob 60,376,449 për 2021-2022.

Siç thekson La Gazzetta dello Sport, çdo sanksion ndaj klubit varet gjithashtu nga përgjigja.

“Parregullsitë e menaxhimit çojnë në gjoba dhe skualifikime, çdo “doping” financiar për të qenë në përputhje me licencat do të nënkuptonte rrezikun e ndëshkimeve (sanksionit minimal) dhe rënies nga kategoria. Por kjo hipotezë mbetet shumë e largët në rastin e Juventusit”.