TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ishte vetëm çështje kohe dhe tashmë Luis Diaz është zyrtarisht lojtar i Bajern Mynihut. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Liverpulit. Sulmuesi 28-vjeçar u largua për 75 milionë euro dhe po nënshkruan me kampionët gjermanë deri në vitin 2029.
“Luis Diaz ka përfunduar transferimin e tij të përhershëm te Bajern Mynih pas tre vitesh e gjysmë te Liverpuli. Kolumbiani largohet nga të kuqtë pasi ka luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen e katër trofeve të mëdhenj që nga mbërritja e tyre nga FC Porto në fillim të vitit 2022, të kurorëzuar me titullin e Premier Ligës sezonin e kaluar. I urojmë më të mirat për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Liverpulit.
Diaz pati një ndikim të menjëhershëm pasi u nënshkrua nga Jyrgen Klop, duke shfaqur shpejtësinë, kreativitetin dhe mprehtësinë e tij nga pozicione të ndryshme sulmuese që nga ndeshjet e tij të para për Liverpulin. Ka qenë një gjysmësezoni i parë i ngjeshur për të në klub, ku Lucco ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë katër asiste në 26 paraqitje deri në fund të sezonit 2021-22.
Ai ka kontribuar në ecurinë e jashtëzakonshme të të kuqve në fitimin e katër titujve, duke qenë titullar në të dyja finalet e Ëembley, të fituara me penallti kundër Çelsit, si në Kupën Karabao ashtu edhe në Kupën FA të Emirates.