TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Barcelona nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Frankfurt në Gjermani, në takimin e parë çerekfinal të Europa League.
Fraksioni i parë pa katalanasit më dominues, por e kishin të vështirë të konkretizonin.Në minutën e 19-të, një kombinim mes Ferran Torres dhe Aubameyang nuk mbyllet siç duhet, pasi topi shkon jashtë. Në minutën e 39-të, gjermanët fitojnë një penallti pas një ndërhyerje të Busquets në zonë, por anulohet nga VAR.
Sapo filloi e dyta, Knauff “tundi rrjetën” për Frankfurt. Barazimi do vinte në të 66-tën, me Ferran Torres. Kros i bukur i Kostic në të 76-tën, por topi devijohet. Kartoni i kuq i Tutës do vështirësonte akoma më shumë takimin për djemtë e Glasmer, por vetëm kaq, pasi situata do mbetej e pandryshuar deri në fund.Me interes pritet takimi i kthimit, i cili do jetë vendimtar.
Europa League:
Braga 1-0 Rangers
Frankfurt 1-1 Barcelona
West Ham 1-1 Lyon
Në Conference League, në Norvegji, Roma pësoi disfatë 2-1 me Bodo/Glimt. Kumbulla me shokë zhvilluan 45 minuta tejet të mira por golin e gjetën vetëm në minutën e 43-të, me Pellegrinin. 12 minuta më pas, italianët e pësojnë nga Saltnes.
Festa e italianëve do ndalej nga VAR, pasi “rrjeta” e avantazhit të Pellegrinit anullohet për Offside. Glimt do i befasonte të gjithë, me Vetlesen që përmbys shifrat.
Roma shkon kështu në Itali me një rezultat aspak të kënaqshëm, me shpresën se gjërat në "Olimpico" do të shkojnë siç duhet.
Conference League:
Bodo/Glimt 2-1 Roma
Leicester 0-0 PSV
Marseille 2-1 PAOK