SPORT, 15 Mars 2023, 17:14

I pathyeshmi Zlatan Ibrahimovic ftohet në kombëtaren suedeze, trajneri shpjegoi pse

I pathyeshmi Zlatan Ibrahimovic ftohet në kombëtaren suedeze, trajneri

Trajneri suedez Janne Anderson ftoi sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic (41 vjeç) për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin e ardhshëm Europian kundër Belgjikës dhe Azerbajxhanit.

Edhe pse vetëm së fundi u rikuperua nga një dëmtim që e mbajti jashtë fushës për nëntë muaj, Ibrahimovic do të jetë pjesë e kombëtares që do të tentojë të kualifikohet në Euro.

"Ne kemi qenë gjithmonë në kontakt, tani  ndihet mirë dhe është unik në personalitet dhe përvojë. Ideja është që ai të kontribuojë në fushë, përndryshe nuk do ta kisha ftuar", shpjegoi Anderson.

Sulmuesi legjendar deri më tani ka luajtur 121 ndeshje me fanellën e Suedisë dhe ka shënuar 62 gola.

Ibrahimovic ka kontratë të vlefshme me Milanin deri në fund të këtij sezoni dhe rikujtojmë se klubi nuk e ka regjistruar në Champions League.