SPORT, 15 Mars 2023, 12:25

Briken Calja i’u jep fund spekulimeve, konfimon pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian: Jam në formë të shkëlqyer, shkoj për medalje

Briken Calja i’u jep fund spekulimeve, konfimon pjesëmarrjen në

Peshëngritësi Briken Calja ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në prill duke përgënjeshtruar lajmet që qarkullojnë në rrjet.

Përmes një postimi në Facebbok ai shkruan se stërvitja po shkon shumë mirë dhe pretendon të marrë medalje. Përsa i përket Kampionatit Kombëtar ai ka zbuluar se nuk ka marrë pjesë për arsye shëndetësore.

Postimi i plotë

SQARIM I NEVOJSHEM PER OPINIONIN PUBLIK

Me ane te ketij postimi doja ti jepja fund spekullimeve dhe te sqaroja opinionin publik ne lidhje me mospjesmarren time ne Kampionatin Kombetar te zhvilluar disa dite me pare dhe ne lidhje me pjesmarrjen ne Kampionatin Evropian qe do te zhvillohet ne Armeni muajin e ardhshem.

Doja te theksoja qe mospjesmarrja ime disa dite me pare lidhet me nje situate shendetesore jo favorizuese me te cilen u perballa nga e cila u shkaktua dhe kjo mungese.

Ne lidhje me Kampionatin Evropian te prillit doja te theksoja se jam ne nje forme shume te mire, stervitja po shkon shkelqyeshem dhe te gjitha veshtiresite shendetesore jane superuar. Do te shkojme si perhere me koken lart per te zhvilluar nje kampionat spektakolar nga ku kam pritshmeri te larta per medalje.

Doja te falenderoja per mbeshtetjen familjen time, trajneret e mi Geraldin dhe Vaninin dhe Klubi Shumësportësh Tirana.
Shihemi ne garen e radhes.

Brikeni