SPORT, 14 Mars 2023, 22:57

Haland shënon 5 herë, Mançester Siti masakron Lajpcigun me goleadë dhe shkon në çerekfinale

Haland shënon 5 herë, Mançester Siti masakron Lajpcigun me

Mançester Siti do të kërkojë sot kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve përballë Lajpcigut në një duel që u bë shumë interesant pas sfidës së parë.

Shumëkush mendonte se skuadra e Guardiolës do të dominonte, por e pa veten të ndalur në një barazim 1-1 ndaj skuadrës gjermane. Kështu, ndeshja e kthimit do të jetë ajo që do të vendosë se cila mes dy skuadrave do të vazhdojë më tej në turne.

Ata që pritnin një formacion shumë ofensiv sot janë gabuar, pasi Guardiola është treguar i kujdesshëm me vetëm Haland e Grilish në fushë si të avancuar në sulm, teksa ka lënë në stol Alvarez, Mahrez e Foden.