SPORT, 31 Janar 2022, 23:25

Goditja e bujshme, Uzuni zyrtarizohet te Granada! Shikoni si e prezantojnë shqiptarin (VIDEO)

Goditja e bujshme, Uzuni zyrtarizohet te Granada! Shikoni si e prezantojnë

Tashmë është zyrtare, Myrto Uzuni është lojtari më i ri i Granadës, Lajmin e ka bërë publik vetë klubi nëpërmjet një videoje në rrjetin social “Twitter”.

Në të duket sulmuesi duke treguar klasin e tij me topin. Uzuni u transferua nga skuadra e Ferencvaroshit ku shkëlqeu dhe do të firmosë  për 4 vite me klubin spanjoll.

Në arkat e Ferencvaroshit spanjollët e Granadës pritet të derdhin një shifër mes 3 deri në 3.5 milionë euro. Uzuni ka spikatur me Ferencvaroshin ku shënoi 36 gola dhe dha 14 asiste në 67 ndeshje.

Ndërsa Granada, renditet në vend të 14-të në La Liga këtë sezon. Pas 22 javësh ata kanë grumbulluar 24 pikë dhe duhet të vazhdojnë ende të punojnë për të siguruar mbijetesën, duke qenë se janë vetëm +6 pikë nga Kadizi i vendit të 18-të, shkallës së fundit që të zbret në Segunda. Në La Liga Uzuni do të zgjerojë hartën e legjionarëve shqiptarë, ku militojnë dhe Bare (Espanjoli) dhe Balliu (Rajo Vajekano).