SPORT, 31 Janar 2022, 23:06

Notat e merkatos/ Rekordi i Juventusit, basti i Interit dhe zhgënjimi i Milanit. Ja vlerësimet e skuadrave të Serisë A

Notat e merkatos/ Rekordi i Juventusit, basti i Interit dhe zhgënjimi i

Merkatoja e dimrit u mbyll në Itali me skuadrat që bënë lëvizjet e fundit për të përballuar pjesën e mbetur të sezonit. Prestigjozja vendase “SportMediaset”, ka përpiluar një listë me notat e merkatos së skuadrave.

Juventus 9- Bardhezinjë kishin nevojë për një numër 9 dhe ai erdhi, paçka se do të mbajë veshur fanellën me numër 7. Ardhja e Vlahoviç vendosi një rekord shpenzimi në Serinë A përsa i përket merkatos së dimrit.

Inter 7- Nëse Gosens do të ishte i gatshëm menjëherë, atëherë do të meritonin një notë më shumë. Ardhja e gjermanit është një bast, që zikaltërit duan ta fitojnë. Kaisedo është një xhol për momentet e fundit.

Milan 5- Merkato për të ardhmen. U ble Lazoviç i cili duhet të konfirmohet në arenën e madhe. Shumë negociata u nisën, por nuk u konkretizuan. Kjo ka shkaktuar një pakënaqësi tek fansat.

Më poshtë keni notat e të gjithë skuadrave të Serisë A përsa i përket merkatos së dimrit.

Atalanta 6

Bolonja 5.5

Kaljari 6

Empoli 6.5

Fiorentina 6

Xhenoa 6.5

Inter 7

Juventus 9

Lacio 6

Milan 5

Napoli 5.5

Roma 6.5

Saleritana 6.5

Sampdoria 6

Sasuolo 6.5

Specia (pa notë)

Torino 6

Udineze 5.5

Venecia 6

Verona 6