TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat e dhunshme, duke ndarë edhe një fotomontazh me pamje protestash nga disa vende të Europës, përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë, Spanjën dhe Shqipërinë.
Rama thekson se protesta është një e drejtë, ndërsa dhuna është krim, duke paralajmëruar se protestuesit që nuk distancohen nga aktet e dhunës do të mbajnë përgjegjësi financiare njësoj si autorët e tyre.
Kreu i qeverisë shprehet i gatshëm për dialog pa kushte, në çdo kohë dhe vend, por vijën e kuqe e ka të qartë, jo me dhunuesit dhe partitë që i mbështesin.
“Protestat janë një e drejtë, ndërsa Dhuna është KRIM dhe kjo vijë e kuqe do të ndahet prerazi në këtë fazë kritike të zhvillimit tonë demokratik. Qytetarët duhet të bëjnë durim, e të mos bien pre e presionit të manipulatorëve mediatikë dhe pasqyrave telefonike. Protestuesit duhet të distancohen nga dhunuesit, përndryshe do të paguajnë financiarisht njësoj si ata.
Dhunuesit duhet dhe do të marrin faturën ligjore e financiare të verbërisë së tyre. Unë dhe shumica qeverisëse jemi gati për dialog me këdo tjetër përveç dhunuesve dhe partive politike që nuk distancohen nga dhuna. Në çdo vend. Në çdo orë. Pa kushte”, shkruan Rama.