SPORT, 31 Janar 2022, 13:14

Zbresin në fushë Laçi dhe Partizani, ja si do të rreshtohen skuadrat

Zbresin në fushë Laçi dhe Partizani, ja si do të

Partizani dhe Laçi do të luajnë mes tyre ndeshjen e javës së 18-të të Abissnet Superiores, një takim që do të luhet në Kurbin, ora 13:45.

Demat do të kërkojnë të rikthehen te fitoja pas barazimit zhgënjyes me Kastriotin javën e kaluar, ndërsa kurbinasit e Mirel Josës kërkojnë të vazhdojnë ndjekjen e Tiranës, pas fitores së kësaj të fundit mbrëmjen e djeshme me Kukësit.

Për këtë takim Dritan Mehmeti do të luajë pa Stenio Junior, ndërsa me Laçin do të luajë ndeshjen e fundit Regi Lushkja.

Trajnerët kanë bërë publike edhe lojtarët që do të luajnë nga minuta e parë.

Laçi: Dajsinani, Roganovic, Velkoski, Malota, Turkaj, Shehu, Lushkja, Qato, Zarubica, Guindo,  Mazrekaj. Trajner: Mirel Josa.

Partizani: Hoxha, Marku, Bitri, Sota, Hadroj,  Murataj, Marku, Augusto, Mala, Skuka, Cara. Trajner: Dritan Mehmeti.