TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teuta i ka dhënë fund serisë prej katër humbjesh radhazi në kampionat, duke mundur minimalisht Skënderbeun, për t’u larguar nga zona e rrezikshme e klasifikimit. Kampionëve u ka mjaftuar goli i Lorenco Vilës për suksesin 1-0, në një duel që ka dhuruar pak emocione.
Sfida ka qenë shumë e luftuar, por nuk dhuroi emocione para portave, pasi ekipet ishin të paqarta në finalizimin e aksioneve. Kështu, Rexhepi e Qirko ishin spektatorë në këtë duel që dukej sikur ishte i destinuar për një barazim.
Por kur mbeteshin rreth 15 minuta nga fundi i sfidës, një goditje me kokë e Vilës në zonë në të 74', bëri që situata të ndryshonte në favor të skuadrës durrsake, duke i dhënë avantazhin asaj.
Më pas, Teuta u mbrojt, edhe pse mbeti me një lojtar më pak pasi Daci u ndëshkua me karton të kuq.
Kështu, ajo mori tri pikë që ndalën serinë e humbjeve radhazi dhe ajo që është më e rëndësishme, e larguan nga zona e ftohtë ku për momentin mbetet përsëri Skënderbeu.