SPORT, 31 Janar 2022, 11:51

Dëmtohet Serxho Ramos, në dyshim ndeshja në Champions me Realin e Madridit

Dëmtohet Serxho Ramos, në dyshim ndeshja në Champions me Realin e

Dëmtimet nuk kanë të sosur për Serxho Ramosin në sezonet e fundit. Sipas “Le Parisien”, qendërmbrojtësi ka ndërprerë stërvitjen me PSG-në për shkak të shqetësimit muskulor.

Ish-kapiteni i Real Madridit nuk e sheh dritën në fund të tunelit për shkak të problemeve të tij të vazhdueshme fizike dhe kjo po ndodh edhe në kuadër të fazës së 16-të të Ligës së Kampionëve kur të presë ish-skuadrën e tij në “Parc des Princes”.

I zbarkuar në Paris në verën e kaluar pasi rinovoi dot me “Los Blancos”, Ramos (35 vjeç) muk ishte në gjendje të bënte debutimin e tij me PSG-në deri më 28 nëntor.

Gjithsesi, që nga ai moment nuk ka arritur të ketë vazhdimësi duke mundur të luajë vetëm pesë ndeshje deri më tani këtë sezon mes kampionatit dhe Kupë së Francës.

Spanjolli pati thënë se e kishte të shënuar me të kuqe në kalendar ndeshjen e Champions-it kundër Realit, e cila do të luhet në Paris më 15 shkurt, por duket se do të jetë e vështirë të mbërrijë në kushtet më të mira e aq më tepër për të qenë titullar në qendër të mbrojtjes së PSG-së.