TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Futbollisti i njohur danez Christian Eriksen do t’i rikthehet fushës së blertë shtatë muaj pas arrestit kardiak që pësoi gjatë ndeshjes Danimark-Finland.
Eriksen është zyrtarizuar te Brentford dhe tanimë pritet të luajë në Premier Ligën Angleze.
Klubi i Londrës perëndimore njoftoi se Eriksen ka nënshkruar deri në fund të sezonit.
Bosi i “bletëve’, Thomas Frank, i cili ka punuar me mesfushorin ndërsa ishte në krye të skuadrës U-17 të Danimarkës në fillim të karrierës së tij, tha: “Ne kemi shfrytëzuar një mundësi të pabesueshme për të sjellë një lojtar të klasit botëror në Brentford.
