SPORT, 31 Janar 2022, 15:52

Gol në ndeshjen e fundit, Lushkja i jep fitoren Laçit ndaj Partizanit

Gol në ndeshjen e fundit, Lushkja i jep fitoren Laçit ndaj

Laçi merr tri pikë të arta dhe mban gjallë luftën për titull, duke ngushtuar sërish me gjashtë pikë me Tiranën kryesuese.

Ka mjaftuar një gol i Regi Lushkjes në minutën e 79-të që Laçi të merrte fitoren 1-0 ndaj Partizanit.

Regi Lushkja shënoi në ndeshjen e tij të fundit me kurbinasit, pasi do të largohet në Moldavi te Sherif Tirapol. 

Ujka goditi shtyllën, por aksioni vazhdon dhe topi harkohet përsëri në zonë, ku Lushkja me një gjuajtje me të jashtmen shënoi një gol spektakolar.