TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rodrigo Bentankur dhe Dejan Kulusevski janë zyrtarisht lojtarë të Totenhem. Lajmin e ka konfirmuar ish-klubi i tyre, Juventus, në një postim në Twitter.
Kulusevski dhe Bentankur kanë firmosur me Totenhem dhe tani pritet vetëm prezantimi nga ana e klubit anglez. Suedezi do të transferohet me formulën e huazimit për 18-muaj dhe më pas klubi do të duhet të ushtrojë të drejtën e blerjes.
Nga ana tjetër, Bentankur transferohet për shifrën e 19 milionë eurove, plus 6 të tjerave bonus.
Të dy lojtarët do të vihen nën urdhrat e Antonio Kontes, për një eksperiencë të re në Premier Ligë.