SPORT, 30 Janar 2022, 22:22

Befasi në merkato, Napoli mendon të zëvendësojë Insinjen me futbollistin shqiptar

Befasi në merkato, Napoli mendon të zëvendësojë

Largimi në fund të sezonit i Lorenco Insinjes, lë një boshllëk të madh tek skuadra e Napolit. Jo vetëm për faktin që është kapiteni i ekipit, por dhe për rolin e tij kyç në sulm.

Megjithatë drejtuesit kanë neduar një zëvendësim për të.

Sipas mediave italiane, kubi i De Laurentis mendon të afrojë në skuadër Adnan Januzajn. Sulmuesit me origjinë shqiptare i skadon kontrata me Real Socedadin në fund të sezonit dhe synimi i napoletanëve është ta marrin me parametër zero.