TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pavarësisht performancave me Realin e Madridit, Karim Benzema i mungoi kombëtares së Francës për thuajse pesë vite. Zgjedhjet e Deshmapit nuk u vunë në diskutim nga drejtuesit e Federatës dhe “Gjelat” fluturuan pa një prej sulmuesve më produktivë në historinë e madrilenëve.
Në një intervistë për “Telefoot”, sulmuesi ka kujtuar nga koha larg kombëtares shumë momente të errëta, por edhe gëzimin kur tifozët e brohoritën pas rikthimit në kombëtare.
“Është nga ata lojtarë me të cilët kam të njëjtin këndvështrim në lidhje me futbollin. Luan me një ose dy prekje, është i shpejtë dhe i paparashikueshëm. Nëse sheh mundësinë për të goditur e bën, por është edhe një pasues i mirë kur i shfaqet hapësira e duhur. Këto janë arsyet përse është ndër më të mirët në botë”.
KB9 premton një mbrëmje speciale e jo vetëm sepse luhet për të vijuar rrugëtimin në Ligën e Kampioneve. Dy francezët njihen mirë edhe pse nuk pritet që të kenë duele direkte duke qenë që të dy sulmues të ekipeve respektive.
“Sfida e Champions-it do të jetë edhe më e veçantë pasi e njohim njëri tjetrin mjaft mirë, por edhe për arsye të tjera. Ai do të mundohet të fitojë e të njëjtën gjë do të bëj edhe unë, por jam i bindur se do të jetë një përballje speciale mes dy skuadrave të mëdha”, premtoi 34- vjeçari francez.