TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili akuzoi opozitën se ëndërron rikthimin e 21 Janarit duke përdorur të miturit si mish për top në protestat e dhunshme.
Berisha e cilësoi Ramën si “zjarrvënësin më të madh të kombit”, duke e akuzuar për largimin e të rinjve nga vendi.
Vetëm një ditë më parë në selinë e PD u strehuan protestuesit e maskuar, ndërsa Berisha e shpreh hapur mbështetjen për protestën.
“Zjarrvënësi më i madh në historinë e kombit është padrino Edi Rama. Është ai që ka djegur, ka shkatërruar ëndrrat, gjatë pushtetit të tij, të rreth 720 mijë të rinjve shqiptarë, të cilët ëndrrën më të bukur të tyre për të lumturuar veten, familjen, shoqërinë dhe Shqipërinë, e morën në shpinë, në trajsë, rrugëve të botës.
A ka zjarrvënie më të rëndë se kjo? Zjarrvënësi më i madh i shqiptarëve është Edi Rama, që me Lubi Ballukun dhe Ergys Agasin ka plaçkitur mbi 12 miliardë euro nga taksat e shqiptarëve. Ka ndërtuar rrugë 10 herë më shtrenjtë se në Europë.
A ka zjarrvënës më të madh se Rama, se njeriu që e katandisi pensionistin shqiptar të flasë me vete? Ky është zjarrvënësi numër një i kombit. Protesta, revolta, është misioni i çlirimit të këtij kombi. Ai është përgjegjësi i kësaj katastrofe. PD e mbështet me gjithë forcën këtë revoltë deri në fitoren e saj”, tha Berisha.
Ai theksoi se protestat dhe revoltat janë e vetmja rrugë për të çliruar sipas tij, vendin.
“Protesta, revolta është misioni i çlirimit të këtij kombi. Ndaj ju lutem, vlerësoni duke bërë krahasime, a ka mungesa më të madhe legjitimiteti sesa të zhvillosh atë farsë elektorale që zhvillove për mandatin e katërt”, deklaroi ndër të tjera Sali Berisha, i cili theksoi se “me mandatet e krimit pranoi heqjen e imunitetit.
