SPORT, 1 Mars 2022, 17:19

“Nuk e kam përjetuar kurrë luftën”, trajneri i Çelsit nuk i fsheh lotët: Duhet ndaluar menjëherë!

“Nuk e kam përjetuar kurrë luftën”, trajneri i

Tekniku gjerman i Çelsit, Tomas Tuhel, është shprehur shumë i emocionuar për sa i përket luftës që po ndodh në Ukrainë.

Në një konferencë për shtyp, ai u pyet për presidentin Abramoviç dhe për gjendjen me Ukrainën, por përgjigja e gjermanit ishte e menjëhershme.

“Më dëgjoni, ju duhet të ndaloni menjëherë. Unë nuk jam politikan. Duhet të ndaloni sinqerisht. Unë vetëm mund ta përsëris dhe ndihem keq që po e përsëris, sepse unë nuk kam përjetuar kurrë luftë. Kështu që vetëm të flas për këtë, më bën të ndihem keq, sepse jam vërtet i privilegjuar. Po ulem këtu në paqe dhe po bëj më të mirën që mundem, por ju duhet të ndaloni të më bëni këto pyetje që unë nuk kam përgjigje”, ishin fjalët e Tuhel, ndërkohë që shihej vërtetë i emocionuar dhe me lot në sy ndërsa fliste.