SPORT, 1 Mars 2022, 16:01

Dorëzohet FSHF, njeh Eduard Prodanin si kryetar të Shoqatës Rajonale të Tiranës

Dorëzohet FSHF, njeh Eduard Prodanin si kryetar të Shoqatës

Eduard Prodani është ftuar që të marrë pjesë nesër në punimet e Asamblesë së FSHF-së.

Ky vendim i FSHF-së vjen pasi gjykata njohu Prodanin si kryetar të Shoqatës Rajonale të Tiranës, dhe jo Krenar Alimehmetin që fitoi në Asamblenë e mbledhur nga Federata.

Gjithashtu, Prodani ka bërë një postim duke falënderuar mbështetësit e tij.

“Anëtarëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë

Më në fund FSHF njeh rezultatin e ligjshëm të zgjedhjeve në Shoqatën Rajonale të Futbollit të Tiranës. Beteja për transperencë dhe lufta për drejtësi ja vlejti.

Tashmë Tirana do të ketë një përfaqësi të vërtetë për futbollin e në shërbim të futbollit. Ashtu si ju kam premtuar do të jem zëri juaj dhe avokati i tërë komunitetit të futbollit në kryeqytet.

Falenderoj të tërë ata që më besuan, më inkurajuan dhe më mbështetën në këtë përpjekje.

Mezi pres t’ja nisim punës së bashku!”, shkruan Prodani.

Dorëzohet FSHF, njeh Eduard Prodanin si kryetar të Shoqatës