SPORT, 23 Prill 2022, 22:59

PSG “ngushëllohet” me titullin kampion në Francë, është trofeu i 8-të në dhjetë vitet e fundit

PSG  “ngushëllohet” me titullin kampion në Francë,

PSG dështoi të përmbushte objektivat në Champions League pak javë më parë, por sonte mund të ngushëllohet. Parizienët fituan titullin e tetë në dhjetë vitet e fundit në Ligue 1, pas  barazimit 1-1 me Lens.

Pa shumë sforco dhe të bindur se trofeu do të vinte, djemtë e Pochetinos morën takimin me qetësi.Në minutën e 68-të, Messi do bënte nga ato goditjet e zakonshme dhe do i jepte avantazhin ekipit të tij.

Neymar me shokë do befasoheshin në fund nga Jean, i cili vendos ekuilibrat. PSG është e para me 78 pikë, 16 më shumë se Marseille. Këta të fundit duhet të luftojnë tashmë për vendin e dytë, për të siguruar kështu një vend që të çon në Champions.

Djemtë e Pochetinos kanë bërë një sezon më vete këtë vit futbollistik, me paraqitjet që kanë qenë mbresëlënse.