TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mançester Junajtid është bërë skuadra e parë që arrin 700 fitore në epokën e Premier Ligës pasi mundi 4-2 Lidsin në “Elland Road” të dielën.
“Djajtë e kuq” kanë dominuar kampionatin anglez që kur ai u riformatua në Premier Ligë në vitin 1992, ku nën drejtimin e Sër Aleks Fergusonit fituan 13 tituj kampion.
Dhe, ndërsa kohët janë vështirësuar pas tërheqjes së trajnerit skocez në vitin 2013, 20 herë kampionët e Anglisë kanë fituar 90 ndeshje më shumë sesa Arsenali i vendit të dytë, që nuk është kualifikuar në Champions që prej vitit 2016.
“Topçinjtë” janë parakaluar së fundmi nga rivalët londinezo-veriorë, por ngelen në të njëjtin pozicion sa u përket pikëve të grumbulluara: 2.114, 140 më pak sesa Junajtidi.
Liverpuli renditet në vend të katërt me 598 fitore nga 1.139 ndeshje, duke grumbulluar 2.074 pikë.
Pastaj renditet Totenhemi, por “Spërsat” kanë gati 300 pikë më pak se “Reds”-at. Ata kanë fituar 492 ndeshje dhe kanë grumbulluar 1.755 pikë, që mbeten 159 më shumë sesa Mançester Siti, që ka luajtur gati 200 ndeshje më pak në Premier Ligë.
Skuadra e Pep Guardiolës renditet 42 pikë mbi Evertonin që nuk ka munguar kurrë në Premier Ligë. “Toffees” kanë grumbulluar 1.557 pikë dhe kanë humbur 406 ndeshje, më shumë se çdo skuadër tjetër në Premier Ligë.