TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Liverpool nuk është dorëzuar sa i takon transferimit të yllit të Borussia Dortmund. Edhe pse “The Reds” tentuan që gjatë merkatos së verës të arrinin të siguronin shërbimet e tij, përsëri dy klubet nuk gjetën marrëveshjen e përbashkët, duke bërë që lojtari të luajë të paktën deri në janar në Bundesligë.
Por kjo s’do të thotë se skuadra angleze ka hequr dorë nga shërbimet e Jude Bellingham, pasi sipas asaj që raportohet nga “Bild”, “The Reds” po përgatisin një ofertë joshëse për në merkaton e janarit.
Anglezët janë gati të shpenzojnë 130 milionëshe euro për transferimin e 19-vjeçarit i cili ka thënë gjithmonë se dëshiron që një ditë të rikthehet në Angli.
Kujtojmë se lojtari i skuadrës gjermane është gjithashtu edhe në listën e dëshirave të Chelseat, Manchester United e Arsenalit.