TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sokol Cikalleshi rikthehet te bëjë heroin në kampionatin turk. Sulmuesi shqiptar ka tundur dy herë rrjetën në duelin ndaj Kayserispor, ku skuadra e tij Koniaspor, arriti një përmbysje të çmendur nga 2-0 në 2-3. Cikalleshin kjo dopietë e ngjiti në kuotën e nëntë golave në kampionat. Gjithashtu sulmuesi ka dhuruar edhe dy asiste.
Në minutën e 52-të, të sfidës së sotme, sulmuesi shqiptar nuk fali fillimisht brenda zonës, ku me një gjuajtje potente nuk i dha asnjë shans portierit kundërshtar, duke vendosur baraspeshën 2-2.
Cikalleshi nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 62-të pas asistit spektakolar të Çekiçit nga e djathta, goditi saktë me kokë brenda zonës, duke përmbysur rezultatin.
Vendasit shënuan të parët dy herë me Parmak dhe Gavranoviç, ndërkohë që Koniaspori përmbysi gjithçka me Gulihermen dhe Cikalleshin.